Driton Kuka: E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë

Xhudo

Driton Kuka: E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë

Nga: K. G. Më: 22 korrik 2020 Në ora: 11:40
Driton Kuka: E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i revoltuar me Evropën.

"Se shumë shtete Evropiane s'po pranojnë testimet për Covid 19 që bëhen në Kosovë!?

Barrierat po vazhdojnë për vendin tonë,as liberalizim e tash barriera me teste!

Thjesht Kosova edhe në pandemi po diskriminohet ashpër dhe në mënyrë të padrejtë,Evropa vlonte para disa kohësh e ne solidarizoheshim tash kjo po ndodh në Kosovë e shtetet përreth,e Evropa tash po qet barriera e po e rrit diskriminimin e po shkojnë aq larg sa as testimet spo i pranojnë.

Ekipi ynë po vazhdon kampin stërvitor në Poreç të Kroacisë!

E veçanta e qëndrimit tonë këtu kësaj radhe është numri i madh i shqiptarëve që po kalojnë pushimet këtu.

Dhe të gjithë janë ndalur këtu si rezultat i barrierave nese do vinin në atdhe do u duhej të izolohen kur kthehen mbrapa.

Testimet në Kosovë askush s'mund ti kontestoj,shteti kroat i pranon dhe tashmë ne jemi këtu por shumica dërmuese e shteteve të EU spo e bën një gjë të tillë!?

E turpshme kjo sjellje ndaj shtetit tonë dhe e pakuptimtë", shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat