Majlinda Kelmendi tërhiqet nga kandidatura për Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, kjo është arsyeja

Xhudo

Majlinda Kelmendi tërhiqet nga kandidatura për Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, kjo është arsyeja

Më: 25 mars 2021 Në ora: 22:00
Majlinda Kelmendi tërhiqet nga kandidatura për Bordin Ekzekutiv të KOK-ut, kjo është arsyeja

Kampionja Olimpike, Majlinda Kelmendi, nuk do të jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ajo dha dorëheqje nga kandidatura pak para se të votohej si anëtare e komisionit të sportistëve në Bordin Ekzekutiv të KOK-ut.

“Unë personalisht jap dorëheqje nga kandidatura si anëtare e Bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam, garave të shumta që i kam dhe normës olimpike,” tha Majlinda gjatë Kuvendit Zgjedhor të KOK-ut, duke e arsyetuar dorëheqjen e saj.

Pas dorëheqjes së Majlindës, nga anëtarët e komisionit të sportistëve për anëtar të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut u votua me aklamacion vetëm kandidati Musa Hajdari, i cili edhe u zgjedhë unanimisht nga delegatët që ishin prezentë.

Para kësaj, KOK zgjedhi edhe kryetarin e ri, ku u zgjedhë kandidati nga Federata e Karatesë, Ismet Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat