Kosova përfaqësohet me 6 xhudistë në Zagreb

Xhudo

Kosova përfaqësohet me 6 xhudistë në Zagreb

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:57
Laura Fazliu

Këtë javë Federata Kroate e Xhudos do të mirëpresë mbi 480 atlet për “Open Europian” që nis nga nesër më 1 maj deri më 2 maj.

Në këtë GrandSlam do të marrin pjesë 33 shtete, përfshi edhe Kosovën.

Trajneri Driton Kuka, me vete ka marrë gjashtë xhudistë: Arbër Kullashi, Shpati Zekaj, Erza Muminoviq, Flaka Loxha, Fationa Kasapi dhe Laura Fazliu.

Vitin e kaluar, Laura Fazliu fitoi medalje të argjendtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat