Laura Fazliu e bën krenar Kosovën, fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Xhudo

Laura Fazliu e bën krenar Kosovën, fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:33
Laura Fazliu një fitore larg medaljes në Zagreb

(E plotësuar) - Laura Fazliu në kategorinë - 63 kg, e bën krenar Kosovën, fiton medaljen e bronztë në Zagreb!

Ajo në luftë për medalje të bronztë e mposhti me ippon Michaela Kulikova nga Çekia.

Laura tregoi zemër të madhe dhe ia arriti qëllimit! Sukses i madh për Kosovën nga gara European Cup.

Fazliu fitoi edhe 50 pikë olimpike Tokio 2020.

Erza Muminoviq (-52 kg), u rendit e shtata, sikurse Flaka Loxha në kategorinë -57 kg. Në kategorinë e njëjtë, Fationa Kasapi u ndalë në raundin e tretë.

Nesër garojnë Arbër Kullashi (-81 kg) dhe Shpati Zekaj (-100 kg).

Urime Laurës dhe suksese garuesve tjerë.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), një fitore e ndanë nga medalje e bronztë në European Cup në Zagreb.

Ajo në gjysmëfinale pësoi humbje nga Iva Oberan e Kroacisë. 

Laura do të luftojë në repezash për medalje të bronztë dhe ndeshet me çeken Michaela Kulikova.

Laura është në formë të mirë dhe me pak fat do të arrijë qëllimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat