Driton Kuka: Xhudo e Kosovës po vazhdon me medalje edhe me ekipin e ri 

Xhudo

Driton Kuka: Xhudo e Kosovës po vazhdon me medalje edhe me ekipin e ri 

Më: 1 maj 2021 Në ora: 21:31
Laura Fazliu

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se xhudo po vazhdon me medalje edhe me ekipin e ri. Ata sot fiton medaljen e bronztë në Zagreb të Kroacisë. 

“Xhudo prapë me medalje ... European Open - garë e nivelit të Kupave Botërore kualifikuese për Lojëra Olimpike u  mbajt në Zagreb sot dhe vazhdon nesër!

Ekipi ynë atje u paraqit pa 5 garuesit më të mirë!

Sot garuan Erza (Muminoviq), Fatjona (Kasapi) ,Flaka (Loxha) dhe Laura (Fazliu)!

Një medalje e bronztë e dy vende të 7 si dhe një fitore e një humbje për Fatjonen!

Laura fitoj  medaljen e parë për të rritura pas vendit të pestë në Evropian javë më parë!

Flaka shënoj dy fitore e dy humbje me pak fat do arrinte te medalja.

Erza po ashtu dy fitore dhe dy humbje por sishte në ditë të mirë dhe nuk e dha sa o prit prej saj.

Fatjona luftoj mjaft mirë dhe me qasje si sot shpejt do vijnë medaljet edhe për të rritura.

Nesër garojnë Shpat Zekaj dhe Arbër Kullashi.
Xhudo e Kosovës po vazhdon me medalje edhe me ekipin e ri që e pati barrën e madhe atje, marr parasysh që kolosët tonë pushuan këtë javë!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat