Akil Gjakova nuk ia del me garuesin nga Azerbajxhani

Xhudo

Akil Gjakova nuk ia del me garuesin nga Azerbajxhani

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2021 Në ora: 10:04
Akil Gjakova nuk ia del me garuesin nga Azerbajxhani

(E plotësuar) -Akil Gjakova nuk ia del në repesazh për medalje të bronztë, ndaj Rustam Orujov nga Azerbajxhani.

Gjakova luftoi deri në pikën e fundit por pas vazhdimeve pësoi humbje, kësisoj mbetet pa medalje në LOjërat Olimpike, Gjakova i pafat!

******************************************************

Akil Gjakova lufton për medalje të bronztë në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.  Duelet  fillojnë nga ora 10.00.

Akil Gjakova (-73 kg)  pati një rrugë shumë të vështirë, i cili në rrethin e parë e mposhti Ahmed Ayash nga Jemeni. 

Pastaj në rrethin e dytë u përballë me zviceranin Nils Stump duke e mposhtur. Gjakova në rrethin e tretë u tregua më i mirë se suedezi

Tommey Macias. Ai në çerekfinale nuk ia doli me mongolin Tsogtbaatar Tsend-Ochir. 

Gjakova lufton për medalje të bronztë në repesazh, ku do të ndeshet së pari me azerbajxhanasin Rustam Orujov dhe nëse e kalon do ta pret fituesin e përballjes tjetër mes Arthur Margelidon nga Kanada e Tohar Butbul nga Izraeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat