Federata Evropiane e Xhudos (EJU) ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.
Në "Gala Mbrëmjen" e mbajtur mbrëmë në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.
Nora dhe Distria fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 që u zhvilluan në verën e këtij viti.
Pamje nga ngjarja.