Xhudistët e KXh “Trepça” fituan 10 medalje në Turneun Ndërkombëtar "Struga Open 2022"

Xhudo

Xhudistët e KXh “Trepça” fituan 10 medalje në Turneun Ndërkombëtar "Struga Open 2022"

Nga: F. B. Më: 20 qershor 2022 Në ora: 09:17
"Struga Open 2022"

Klubi i Xhudos “Trepça” ka vazhduar me prezantimin dhe mbrojtjen me dinjitet të ngjyrave gjelbër e zi, si në arenat vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Ata vazhdojnë së sjellin medalje dhe tituj, fal punës së palodhshme të xhudistëve edhe xhudistëve por edhe shtabit teknik drejtuar nga kampioni i shumëfishtë Remzi Begu dhe po ashtu kampioni Blenard Begu, që me plotë sukses po ndihmon të atin në profesionin e trajnerit.

Kështu në Turneun Ndërkombëtar "Struga Open 2022", ku ishin pjesëmarrës , shtete edhe mbi 450 pjesëmarrës nga disa vende fqinje Bosna dhe Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Shqipëria dhe, Kosova, mitrovicasit me 11 garues fitun 10 medalje.

 Klubi ynë morri pjesë me 11 garues dhe nën udhëheqjen e trajnerit Blenard Begu arriti t'i fitoj 10 medalje, prej tyre të arta 4, të argjendta 2 dhe të bronzta 4 ka njoftuar Remzi Begu.

Sipas Begut klubi ynë arriti të fitoj edhe kupën si klubi më i suksesshëm për gjeneratat U-15.

 Fitues të medaljeve në garën ndërkombëtare në Strugë jan: Blerina Gashi - vendi i parë Blinera Trepça - vendi i parë Riad Kasapi - vendi i parë Uvejs Nesimi - vendi i parë Reis Deliu - vendi i dytë Marsela Shala - vendi i dytë Delvina Ibishi - vendi i tretë Nora Begu - vendi i tretë Yll Buçinca - vendi i tretë Rona Musliu - vendi i tretë Kupën dhe medaljet e fituara sot u'a dedikojmë mbështetësve tanë Lindrit Misini, Bujar Istrefi, Vullnet Sefaja dhe Valdete Idrizi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat