Krasniqi shprehu gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur ekipin drejt LO Paris 2024

Xhudo

Krasniqi shprehu gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur ekipin drejt LO Paris 2024

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:16
Krasniqi shprehu gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur ekipin drejt LO Paris 2024

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë vizituar  ekipin olimpik të xhudos në Pejë.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, u pritën nga trajneri, tri herë kampion olimpik, Driton Kuka, dhe kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova.

Të dyja palët biseduan për strategjinë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, përgatitjet, pjesëmarrjen në kampe ndërkombëtare, garat e vlefshme për pikë olimpike etj.

 Krasniqi u shprehu edhe një herë vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të mbështetur ekipin drejt LO Paris 2024, me shpresën dhe besimin se edhe nga atje do të kthehemi me medalje olimpike.

Kosova numëron tri medalje olimpike nga dy pjesëmarrje në Lojërat Olimpike, të tria këto të fituara nga xhudistet, Kelmendi, Gjakova dhe Distria Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat