Cena: Zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues 

Xhudo

Cena: Zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues 

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 19:19
Cena

Xhudisti veteran, Anton Cena, edhe zyrtarisht përmbyll karrierën si garues.

“Sot zyrtarisht po e përmbyll karrierën time si garues në kuadër të sportit të xhodos për Veteran - civil!

Si asnjëherë më parë u gëzova dhe u mërzita njëkohësisht- Në Kampionatin Botëror për veteran, që u mbajt në Krakow të Holandës, arrita ti radhitem i dyti dhe të marrë medalje të argjendtë. Ky ishte maksimumi im. 

Jam shumë i lumtur që arrita të mbaj fjalën e dhënë ndaj vetes, shtetit dhe popullit, në këmbë u ngritën të duartrokasin të gjithë ata që na deshën apo jo, na pranuan apo jo, na njohën politikisht apo jo...kush me dëshirë e kush për hir të skenarit, duartrokiti

Kosovën për këtë medalje, e unë ndjehesha më krenarë se asnjëherë më parë...

Teksa u ngjita të marr këtë medalje fitoreje, ndjeva krenari deri në qiell dhe përnjëherë doja të isha edhe njëherë pa kurrfarë telashe shëndetësore që kësisoj shpërblimesh ti fal Kosovës derisa të jem gjallë...

Kur erdha në Kosovë dhe lashë Belgjikën kisha vetëm një synim : kudo që të shkelë këmba ime, të buçasë zëri i fitores dhe për këtë m'u desh shumë mund, punë pandalur dhe mbështetje.

Po të isha i vetëm pavarësisht angazhimeve unë nuk do të isha ky që jam, andaj përfundimisht: Të parës që nuk u kursye asnjëherë, Familjes sime, faleminderit derisa të jem gjallë sepse pa mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj unë nuk do të ia kisha dalë!

Pa mbështetjen institucionale të Policisë së Kosovës unë do të kisha mbetur vetëm ëndërrimtar andaj faleminderit që besuat se emri im mund ti shkojë për shtati përfaqësimit tuaj në sportin e xhudos, jam i lumtur që arrita të ju sjell 9 medalje të arta 4 argjendi dhe 3 të bronzta dhe këtu ju them që krenarinë e uniformës dhe shërbimit të popullit, u mundova t'ua sjell në këtë formë: vetëm me fitore...

Faleminderit në veçanti për Drejtorët e Policisë: Sheremet Ahmeti, Behar Selimi, Reshat Maliqi, Shpend Maxhuni, Samedin Mehmeti, të cilët nuk u kursyen kurrë dhe më përkrahën fuqishëm...

Një falënderim i veçantë shkon për Drejtorin e ri Fehmi Hotin pa të cilin nuk do isha sot i shpërblyer me medalje.

Për promovimin e rezultateve faleminderit shumë Artan Muhaxhiri, Kemajl Goca, Moral Pozhegu, Valon Konushevci, Dona Gashi,  Edonea Demiqi Haxhiu dhe Ana Rustemi.

Respekt për ju! 

Mirënjohje dhe përulje për Ish Presidentin e Shtetit, z. Hashim Thaçi, që më ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore "Mjeshtër i Merituar" për promovimin e vlerave policore.

Faleminderit të veçantë edhe atyre që nuk më mbështetën sepse më mësuan se si të ia dal vetë !
Sot, i them me nder dhe lavdi garave të sportit të xhudo për Civil: 
Lamtumirë!

Në muajt në vijim më pret intervenimi kirurgjik”, shkruan Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat