Driton Kuka për Distria Krasniqin: Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes 

Xhudo

Driton Kuka për Distria Krasniqin: Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes 

Nga: K. G. Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:44
Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi

Trajneri më i mirë në botë në xhudo, Driton Kuka, është krenar me xhudisten Distria Krasniqi (- 52 kg), e cila sot u stolis me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Tashken të Uzbekistanit.

Distria ka fituar medaljen nën drejtimin e të trajneres, krenarisë së kombit shqiptar, Majlinda Kelmendi.  

“Medalja e shtatë për xhudon nga Kampionatet Botërore!
Distria sot si gjithmonë në krye të detyrës.

Një anulim i çuditshëm i hedhjes së saj kundër anglezes në gjysëmfinale e ndalën nga finalja e madhe!
Përndryshe krejt luftërat ishte dominuese në çdo aspekt.

Por ajo mori forcë dhe për medalje ishte pa asnjë gabim kundër Izraelites Gefen.

Sporti i xhudos po vazhdon tutje e mua nxënësit po më bëjnë krenar tash e dy dekada.

E për fund shijoni foton e mbretëreshave tona në role të ndryshme!

Krenar me ju”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat