Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

Xhudo

Loxha eliminohet menjëherë nga Botërori

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 11:22
Loxha

Flaka Loxha është eliminuar herët nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja kosovare u mposht nga polakja Arleta Podolak në rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kështu, Loxha i dha fund eksperiencës në garën që po mbahet në Uzbekistan.

Kosova po merr pjesë në këtë garë prestigjioze me 4 garues.

Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë të Botërorit.

Ndërkaq, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka nuk kanë garuar ende, derisa synojnë të fitojnë medalje në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat