E habitshme se çfarë i ndodhi Laura Fazliut në Kampionatin Botëror! 

Xhudo

E habitshme se çfarë i ndodhi Laura Fazliut në Kampionatin Botëror! 

Nga: K. G. Më: 9 tetor 2022 Në ora: 11:36
Laura Fazliu

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), u eliminua në rrethin e parë.

Çfarë ngjau me Laurën në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit?

Më së miri tregon trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka.

“Laura Fazliu në Botëror pasi e hodhi kundërshtaren me ippon pas rishikimit të aksionit e sipas rregullave u diskualifikua!

Arsyeja se kishte pas kontakt me kokë gjatë hedhjes!

Kjo është sporti i xhudos, preventiva prej lëndimit është prioritet.

Sipas meje ka elemente për diskualifikim edhe pse është vështirë të kontrollet sulmi në situata të tilla.
Ippon apo Hansoku?

Përndryshe Laura asnjë milimetër s’kishte rrezik të humb meçin pos me diskualifikim që edhe i ndodhi!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat