Loriana Kuka ndalet në rrethin e tretë

Xhudo

Loriana Kuka ndalet në rrethin e tretë

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 11:16
Loriana Kuka ndalet në rrethin e tretë

Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos.

Garuesja e Kosovës i dha fund kësaj eksperience pasi u ndal në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Më saktësisht, Loriana u diskualifikua nga gara pasi e preku me kokë tatamin gjatë një aksioni dhe ky veprim vlerësohet i rrezikshëm dhe është i palejuar.

Loriana, e mllefosur u largua dhe këtu mori fund ambicia e saj për të fituar medalje botërore.

Garuesja jonë deri në kategorinë 78 kilogramë e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.

Xhudistja e lindur dhe e rritur në Zvicër ishte garuesja e katërt e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Uzbekistan.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat