Merr në krahë rivalen pas dëmtimit

Xhudo

Merr në krahë rivalen pas dëmtimit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 16:16
Merr në krahë rivalen pas dëmtimit

Merr në krahë rivalen pas dëmtimit, gjesti i xhudistes holandeze bën xhiron e botës!

Në garat e Kampionatit Botëror të Xhudos që po zhvillohen në Tashkent (Uzbekistan), një gjest mjaft i bukur ka ndodhur në sfidën e peshës deri 70kg për femra.

Holandezja Sanne Van Dijke, në duelin që i dha fitoren e medaljes së bronzit ndaj japonezes Shiho Tanaka, përfitoi nga dëmtimi që pësoi rivalja aziatike.

Tanaka u detyrua të lërë sfidën në mes, por gjesti i Van Dijke ka marrë duartrokitjet e gjithë fansave.

Ajo ka marrë në krahë rivalen japoneze, për ta shoqëruar jashtë tatami deri te stafi mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat