Sara, Rrezarta e Valdrini, shënojnë rezultate të mira në Sllovaki

Xhudo

Sara, Rrezarta e Valdrini, shënojnë rezultate të mira në Sllovaki

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 20:34
Sara, Rrezarta e Valdrini, shënojnë rezultate të mira në Sllovaki

Xhudistet e reja Sara Osmani, Rrezarta Alimi dhe xhudisti i ri Valdrin Pnishi, arritën rezultat të mirë në Sllovaki,.

Një sukses që i motivon edhe më shumë këta garues për sfidat e radhës.

“Në turneun ndërkombëtar ‘Medzinarodna velka cena mesta’ në Poprad të Sllovakisë, morën pjesë mbi 400 garues nga 6 shtete.

Në këtë garë klubi “Polici” garuan  dy garues dhe atë: Rrezarta Alimi e cila u radhit e para në -63 kg U18. 
Valdrin Pnishi u radhit i treti në -38 kg U13.

Ndërsa nga klubi i “Studenti” i Vushtrrisë Sara Osmani e zuri vendin e parë në -52 kg ne U18.

Një falënderim shkon për trajnerët Bekim Salihu, Linda Cena, Vendim Raci dhe Kastriot Cena”, ka shkruar trajneri Anton Cena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat