Gjakova, Kuka e Fazliu përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Abu Dabi0

Xhudo

Gjakova, Kuka e Fazliu përfaqësojnë Kosovën në Grand Slam Abu Dabi0

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 19:36
Gjakova, Kuka e Fazliu

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, ekipi kosovar i xhudos do të jetë pjesëmarrës në garën e Grand Slam Abu Dabi me tri garuese.

Më këtë Grand Slam do të marrin pjesë plot pesë kontinente, respektivisht 65 shtete dhe 414 garues.

Ndërkaq, Kosovën në Abu Dabi do ta përfaqësojnë Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka.

E arta olimpike, Nora Gjakova do të rikthehet nga lëndimi dhe do të ndeshet nesër në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Nën-kampionia evropiane, Laura Fazliu do të zhvillojë luftën e saj pasnesër në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Ndërkaq, të dielën do të ndeshet medalistja në Lojërat Mesdhetare, Loriana Kuka në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë.

1.Nora Gjakova (-57kg) ndeshet nesër

2.Laura Fazliu (-63kg) ndeshet pasnesër

3.Loriana Kuka (-78kg) ndeshet të dielen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat