Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë

Xhudo

Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2022 Në ora: 12:09 Përditësuar në ora: 17:24 më 21.10.2022
Pamje nga finalja

Nora, e argjendtë në Abu Dhabi

Kampionja olimpike, Nora Gjakova, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë – 57 kg në garën Grand Slam, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Nora u ballafaqua në finale me garuesen nga Koreja e Jugut, Mimi Huh.

Nora ka pësuar humbje me ippon nga rivalja. 

Edhe një sukses i madh i Norës, edhe një medalje për Kosovën nga gara prestigjioze.

Krenaria e Kosovës demolon garuesen e Serbisë

(E plotësuar) - Nora Gjakova është në finalen e madhe të Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabe.

Kësaj radhe, në gjysmëfinale, Nora ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia. 

Në finale takohet me Mimi Huh të Koresë së Jugut

Nora Gjakova (- 57 kg) është në gjysmëfinale.

Ajo me ippon e gjunjëzoi garuesen nga Serbia, Marica Perishiqin. Nora e demoloi serben duke mos lejuar në asnjë moment të jetë e rrezikshme.  

Nora tani takohet me Eteri Liparteliani nga Gjeorgjia.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, është në çerekfinale të Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabe.

Kampionja olimpike është në formë dhe tani për kundërshtare e ka garuesen nga Serbia, Marica Perishiq.

Nora synon fitore dhe kalimin në gjysmëfinale.

Deri me tash ka eliminuar, në rrethin e parë xhudisten nga Republika e Koresë, Yuna Shin, pastaj me ippon holandezen Pleuni Cornelisse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat