Kuka: Pas 15 muajve pauzë Gjakova rikthehet fuqishëm

Xhudo

Kuka: Pas 15 muajve pauzë Gjakova rikthehet fuqishëm

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 18:21
Nora Gjakova

E arta olimpike, Nora Gjakova i ka sjellë sot Kosovës një tjetër medalje, kësaj radhe nga Grand Slami i Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Abu Dabi, pasi që në finale u mposht nga xhudistja koreane, Mimi Huh, raporton KosovaPress.

Pas këtij suksesi të xhudistes sonë ka reaguar edhe trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka, i cili tha se pas plot 15 muajve pauzë, Gjakova i është rikthyer garave fuqishëm.

“700 pikët e para të saj drejt Olimpiadës së 3 ku do marr pjesë! Pas plot 15 muaj pauzë e cila erdhi si rezultat i lëndimit pas Lojërave Olimpike në Tokio ajo u rikthye fuqishëm! Radhiti fitoret kundër koreanes, holandezes, në çerekfinale mposhti serben Perishiq e në gjysmëfinale gjeorgjianen Liparteliani!”, shkruante Kuka në “Facebook”.

“Në finale Nora ishte në nivel me kapje dhe kordinim por i munguan hymjet kundër koreanes Huh Mimi, erdhi në shprehje pauza 15 mujore nga garat sportive! Rezultat i shkelqyeshëm i Nores e neser e pasneser garojnë Laura Fazliu dhe Loriana Kuka!”, shkroi më tej Kuka.

Ekipi nga Kosova i xhudos nuk ka përfunduar garat në këtë Grand Slam të Abu Dabit, ku nesër do të ndeshet Laura Fazliu kurse të dielën do të përballet Loriana Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat