Laura eliminohet në rrethin e dytë

Xhudo

Laura eliminohet në rrethin e dytë

Nga: K. G. Më: 22 tetor 2022 Në ora: 11:37
Laura eliminohet në rrethin e dytë

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (-63 kg), është eliminuar nga gara Grand Slam që po mbahet në Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ajo është eliminuar në rrethin e dytë nga portugezja Timo Barbara, nënkmapione botërore në vitin 2019. 

Barbara me prejardhje braziliane ngadhënjeu falë përvojës së madhe ndaj garueses tonë. 

Dje, Nora Gjakova (-57 kg) është stolisur me medalje të argjendtë në Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat