Loriana e shkëlqyeshme, Driton Kuka: Dy medalje për Kosovën tonë!

Xhudo

Loriana e shkëlqyeshme, Driton Kuka: Dy medalje për Kosovën tonë!

Nga: K. G. Më: 23 tetor 2022 Në ora: 16:37
Loriana Kuka

Loriana Kuka është fituese e medaljes së bronztë në kategorinë – 78 kg në garën prestigjioze Grand Slam, që u mbajt në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, është krenar me xhudisten e cila sot ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme. 

“Grand Slam Abu Dabi 2022 përfundoj! Loriana Kuka e shkelqyeshme sot! Medalja e saj e Grand  Slam pas më se dy vite!

Kategoria 78 kg!  490 pikë olimpike dhe drejt Parisit tani po ecim të sigurtë.

Ekipi po ndërtohet prapë për Lojëra Olimpike!

Nora u rikthye fuqishëm me medalje të argjendtë pas plot 15 muaj, u operua dhe u rikuperua për të nisur rrugëtimin e saj drejt Olimpiadës së Parisit,700  pikët Olimpike për Noren.

Laura Fazliu 63 kg shënoj një fitore por ende larg formës së saj,ajo do ndjek rrugën drejt Olimpiadës dhe jam i sigurt se do jetë e kualifikuar.

Na mbetet të zgjedhim problemet që i ka.

Dy medalje për Kosovën tonë!

E sa i përket medaljeve zyrtare sivjet Xhudo Kosovare ka fituar medalje zyrtare si vijon:
Distria Krasniqi 52 kg

Kampionati Botëror e bronztë

Kampionati Evropian e bronztë
Lojërat Mesdhetare e artë
Laura Fazliu 63 kg
Nënkampione Evropiane e argjendtë
Lojëra Mesdhetare e artë
Loriana Kuka 78 kg
Lojëra Mesdhetare e artë
Akil Gjakova 73 kg e Flaka Loxha 57 kg 
Lojëra Mesdhetare të bronztë

Kurse për grupmosha sivjet nderin e mbrojti Dardan Cena i bronztë nga Kampionati Evropian U21!
Këto janë medaljet zyrtare në Kampionate zyrtare Evropiane, Botërore e Lojëra Mesdhetare të fituara deri më tani, gjithsejt 8 medalje.

Në Kampionatet Ballkanike më shumë se 15 medalje …

Deri në fund të vitit e kemi edhe Evropianin U23 dhe shpresojmë ne medalje tjera  #Paris2024”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat