Laura Fazliu kampione e Evropës

Xhudo

Laura Fazliu kampione e Evropës

Nga: K.G.. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 11:38 Përditësuar në ora: 19:20 më 28.10.2022
Fazliu

Kuka: Laura Fazliu kampione evropiane 

Drita Kuka, trajneri më i mirë në botë, me fjalët më të mira për xhudisten Laura Fazliu, kampione e Evropës U23, që u mbajt sot në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Laura shkëlqeu në të gjitha aspektet duke demoluar një nga një rivalet.

 “Laura Fazliu 63 kg kampione evropiane U23…

Pas disa javë krizë Laura ju kthehet medaljeve!

Shkëlqeu sot dhe po sjell medaljen e artë në Kosovë!

Shënoj plot katër fitore duke kulmuar në luftën finale kundër gjermanes Winzig!

Erza Muminoviqi performoj mirë ishte afër medalje shënoj dy fitore e pësoj dy herë!

Luftën për medalje e humbi nga gjermanja Ëurfel në golden score pas një lufte të fuqishme!

Dardan Cena medalisti Evropian sivjet për junior sot nuk ishte i koncentruar sa duhet dhe humbi nga garuesi Spanjoll.

Nesër garojnë Shpat Zekaj dhe Rios Kuka”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

Laura shkëlqen

Laura Fazliu ka fituar titullin e kampiones evropiane. 

Laura fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 63 kilogramë, në Evropianin U23. 

Xuudistja jonë në finale e mposhti gjermanen Annabelle Winzig.

Fazliu lufton për medaljen e artë në Evropianin e xhudos U23

Nuk kanë të ndalur sukseset për Kosovën në arenë ndërkombëtare të xhudos, ku Laura Fazliu tani ka siguruar finalen e Kampionatit Evropian të xhudos në grupmoshat U23.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu tani do të luftojë për medaljen e artë në këtë Evropian që po mbahet në Bosnje të Hercegovinës.

Fazliu e mposhti në gjysmëfinale xhudisten hungareze, Brigitta Varga, kurse në finale do ta ketë përballë xhudisten nga Gjermania, Annabelle Winzig.

Në garën deri te finalja e këtij turneu, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten nga Lituania, Aida Vasiliauskaite.

Në çerekfinale, Fazliu shënoi fitore kundër xhudistes italiane, Flavia Favorini, kurse në gjysmëfinale mposhti hungarezen, Briggita Varga.

Fazliu i siguron Kosovës tjetër medalje

Xhudistja jonë, Laura Fazliu është duke e përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Kampionatin Evropian të xhudos në grupmoshat U23.

Fazliu ka arritur t’i sigurojë Kosovës një tjetër medalje, ku tani ka prekur gjysmëfinalen e Evropianit U23 të xhudos.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në çerekfinale e mposhti xhudisten italiane, Flavia Favorini.

Ndërkaq, në rrugën deri te gjysmëfinalja, Laura Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti lituanezen, Aida Vasiliauskaite, kurse në çerekfinale e mposhti italianen, Favorini.

Tani, në gjysmëfinale Fazliu do të përballet me xhudisten hungareze, Brigitta Varga.

Fazliu në çerekfinale të Kampionatit Evropian U23

Sikurse, Erza Muminoviq, edhe Laura Fazliu është njëra nga xhudistet që po e përfaqëson Kosovën me sukses në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U23.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Laura Fazliu tani ka prekur çerekfinalen e këtij Evropiani, ku tani do të përballet me xhudisten italiane, Flavia Favorini.

Në rrugën deri të çerekfinalja, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Lituania, Aida Vasiliauskaite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat