Evropiani U23 i xhudos/ Muminoviq ndalet në çerekfinale, vazhdon garën në repesazh

Xhudo

Evropiani U23 i xhudos/ Muminoviq ndalet në çerekfinale, vazhdon garën në repesazh

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 14:22
Erza Muminoviq

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq është mposhtur në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos në grupmoshat U23.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Muminoviq u mposht nga xhudistja hungareze, Roza Gyertyas.

Por, Muminoviq nuk do të përfundoj garat në Evropian këtu, pasi që tani do të vazhdojë në fazën e repesazhit.

Muminoviq në fazën e repesazhit do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Manon Monnard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat