Muminoviq mposhtet në garën për të bronztën në Evropianin e xhudos U23

Xhudo

Muminoviq mposhtet në garën për të bronztën në Evropianin e xhudos U23

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 17:20
Erza Muminoviq

Xhudistja jonë, Erza Muminoviq nuk ka arritur t’i sjellë Kosovës medalje nga Kampionati Evropian i xhudos në grupmoshat U23, pavarësisht se ishte shumë pranë të bronztës.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Muminoviq u mposht në garën për medaljen e bronztë nga xhudistja gjermane, Annika Wurfel.

Muminoviq u mposht në fazën e repesazhit nga Wurfel, ku kjo e fundit fiton të bronztën nga kjo garë.

Në raundin e parë Muminoviq kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti xhudisten spanjolle, Marina Diez Castello.

Në çerekfinale, Muminoviq u mposht nga hungarezja, Roza Gyertyas, gjë që bëri që xhudistja jonë ta vazhdojë garën në repesazh.

Raundin e parë të repesazhit Muminoviq e kaloi me sukses duke e mposhtur xhudisten zvicerane, Manon Monnard, por u ndal në fund nga xhudistja gjermane, Annika Wurfel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat