Kuka: Laura Fazliu kampione evropiane 

Xhudo

Kuka: Laura Fazliu kampione evropiane 

Nga: K.G.. Më: 28 tetor 2022 Në ora: 19:16
Driton Kuka, Laura Fazliu dhe Majlinda Kelmendi

Drita Kuka, trajneri më i mirë në botë, me fjalët më të mira për xhudisten Laura Fazliu, kampione e Evropës U23, që u mbajt sot në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Laura shkëlqeu në të gjitha aspektet duke demoluar një nga një rivalet.

 “Laura Fazliu 63 kg kampione evropiane U23…

Pas disa javë krizë Laura ju kthehet medaljeve!

Shkëlqeu sot dhe po sjell medaljen e artë në Kosovë!

Shënoj plot katër fitore duke kulmuar në luftën finale kundër gjermanes Winzig!

Erza Muminoviqi performoj mirë ishte afër medalje shënoj dy fitore e pësoj dy herë!

Luftën për medalje e humbi nga gjermanja Ëurfel në golden score pas një lufte të fuqishme!

Dardan Cena medalisti Evropian sivjet për junior sot nuk ishte i koncentruar sa duhet dhe humbi nga garuesi Spanjoll.

Nesër garojnë Shpat Zekaj dhe Rios Kuka”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat