Gjakova lufton për të bronztën

Xhudo

Gjakova lufton për të bronztën

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:13
Gjakova

(E plotësuar) -  Xhudistja Nora Gjakova e ka fituar ndeshjen e parë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja jonë e mundi italianen Veronica Toniolo.

Nora Gjakova ndalet në çerekfinale,lufton për të bronztën.

Nora Gjakova është mposhtur nga britanikja Lele Nairne.

Nairne heret realizoi hedhje për uazari, ndërsa përpjekjet e mëpasme të Norës nuk prodhuan pikë.

Grand Slam i Baku: Nora Gjakova fiton dhe kualifikohet në çerekfinale!

Nora Gjakova e ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Grand Slamit të Baku në Azerbajxhan.

Kampionia olimpike triumfoi në raundin e dytë ndaj xhudistes gjermane, Seija Ballhaus me IPPON.

Në raundin e parë, Gjakova kaloi pa luftë.

Në çerekfinale, Nora Gjakova do të ketë punë me britaniken, Lele Nairne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat