Kuka: Nora Gjakova po kthehet garë pas gare drejt kreut 

Xhudo

Kuka: Nora Gjakova po kthehet garë pas gare drejt kreut 

Nga: K.G.. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:37
Nora Gjakova

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, sot ka shënuar sukses të madh në garën Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionja olimpike, para pak kohe është kthyer nga lëndimi dhe gradualisht po kthehet në formën më të mirë, dëshmia më e mirë është që sot fitoi medaljen e bronztë në kategorinë – 57 kg.

“Grand Slam Baku, edhe një medalje për Kosovën!

Nora Gjakova po kthehet garë pas gare drejt kreut pas pauzës nga lëndimi.

Fitoj medaljen e bronztë me tri fitore dhe një humbje.

490 pikë Olimpike që janë me rëndësi për kualifikimin në Paris 2024.

Çdo luftë e Norës sot tregoj që lëndimi ka ndikuar dukshëm në shumë drejtime.

Por vullneti i saj i hekurt për rikthim tashmë po jep fryte dhe në dy gara ka fituar dy medalje.

Ecim përpara drejt cakut në Lojërat Olimpike në Paris”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat