Rikthimi i Nora Gjakovës! Kuka: Prapë në podium 

Xhudo

Rikthimi i Nora Gjakovës! Kuka: Prapë në podium 

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:49
Nora Gjakova

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova (– 57 kg), është rikthyer fuqishëm pas lëndimit veçmas pas operimit të komplikuar që ka pas.

Kampionja olimpike në dy garat e fundit ka arritur suksese të mëdha, duke fituar medaljen e argjendtë në Abu Dhabi dhe të bronztën në Baku, në dy garat prestigjioze.

Rikthimi i Norës gjithsesi e gëzon shumë edhe trajnerin më të mirë në botë, Driton Kukajn.

Ai ka fjalë të mëdha për krenarinë e kombit shqiptar, dy medaljet e fundit janë paralajmëruesi më i mirë se Nora do të jetë kandidate e fuqishme për medaljen e radhës olimpike. 

“Rikthimi i Norës pas një lëndimi serioz drejt sukseseve ishte i vështirë!

Kampionja jonë Olimpike në muajt pas operimit me një punë titanike arriti të u kthehej garave.

Vendosëm të fillojmë në Grand Slam garë e fuqishme në Abu Dabi ishte me rrezik por ajo shkoj në finale dhe u stolis me medalje të argjendtë e dje prapë Grand Slami i radhës prapë në podium fitoj medaljen e bronztë!

Dy Grand Slam dy medalje.

Pas një operimi të komplikuar medaljet e fituara tregojnë dhe paralajmërojnë kandidaturën e Norës për medalje Olimpike në Paris e shumë tjera gjatë rrugëtimit deri atje.
Mirënjohës mediave për përcjellje serioze të garave me nivel të lartë.

Trepça e xhudos  ,ekipi ynë do vazhdoj tutje me import të metaleve fisnike edhe një kohë të gjatë, edhe pse dikujt vetëm ari po ja mbush syrin!
S’dijnë apo s’dojnë …

Nesër në Baku garon Loriana në kategorinë 78 kg”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat