Loriana Kuka shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Grand Slam

Xhudo

Loriana Kuka shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Grand Slam

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 10:46
Loriana Kuka

(E plotësuar) - Xhudistja Loriana Kuka (- 78 kg) ka fituar medalje të bronztë në garat Grand Slam, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Ajo shkëlqen dhe e mund britaniken Emma Red.

Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale nga holandezja Natascha Ausma dhe në repesazh lufton për medaljen e bronztë me britaniken Emma Red.

Lorianën një fitore e ndan nga medalja.

Loriana Kuka po vazhdon me paraqitje të mira në Grand Slamin që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare triumfoi në çerekfinale ndaj holandezes, Guusje Steenhuis me dy waza-ari.

Kësisoj, Kuka kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Në gjysmëfinale, ajo do të ketë punë me fituesen e duelit Powell-Ausma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat