Loriana Kuka - 500 pikë olimpike, drejt “Paris 2024”! Driton Kuka ka disa fjalë 

Xhudo

Loriana Kuka - 500 pikë olimpike, drejt “Paris 2024”! Driton Kuka ka disa fjalë 

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka

Pas Nora Gjakovës (-57 kg) edhe Loriana Kuka sot ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam, që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Loriana, shfaqi edhe një herë potencialin e saj karshi rivaleve të forta.

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, tha se është një sukses i madh nga një garë prestigjioze, dy medalje të bronzta.  

“Grand Slam Baku, Loriana Kuka -78 kg, medalja e dytë nga dy garueset tona që morën pjesë!
500 pikë Olimpike drejt Paris 2024!

Fitoi ndeshjet me garueset gjermane dhe holandeze e në gjysmëfinale pësoj nga holandezja Ausma Natasha.

Për medalje në mënyrë atraktive mposhti anglezen Ema Reid pas një lufte të fortë.

Distria,Nora e Loriana tashmë po konfirmohen drejt Olimpiadës, Laura e Akili do ju bashkangjiten shpejt e do presim që nivelet elitare ti shijojnë  edhe gjenerata tjetër prej vitit 2023!

Ne Baku me garueset ishte Majlinda dhe po dëshmohet dita ditës drejt kulminacionit si trajner!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat