Shumë shtete në kampin e xhudos! Kuka: Drejt Olimpiadës së Parisit 

Xhudo

Shumë shtete në kampin e xhudos! Kuka: Drejt Olimpiadës së Parisit 

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 16:20
Kuka me kampionet olimpike

Trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka, ka bërë të ditur emrat e shteteve që do të marrin pjesë në kampin e xhudos, që do të mbahet në Golem të Shqipërisë.

Në kamp do të marrin pjesë edhe kampionet olimpike Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. 

“Fund të kësaj jave në Golem do fillon Kampi Stërvitor në Hotel Grint ku janë konfirmuar rreth 100 garues nga më se 15 shtete pjesëmarrëse!

Janë konfirmuar ekipet Nacionale nga Zvicra, Finlanda, Italia, Hungaria, Kroacia, Sllovenia, Greqia, Bosnja, Azerbajxhani, Turqia, Spanja, Bullgaria e patjetër Shqipëria e Kosova!

Përfshirë këtu edhe 3 të artat Olimpike!

Po besoj që rruga drejt Olimpiadës së Parisit po ecën mirë e sigurt!

Ndoshta s’po ja teproj me fol për Lojëra Olimpike si mësues i 3 të artave, 
elita Botërore në Golem javën tjetër!

Kosova - Shtet i xhudos”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat