Kosova më katër garues në turneun Masters në Izrael

Xhudo

Kosova më katër garues në turneun Masters në Izrael

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 13:38
Kosova më katër garues

Kosova do të përfaqësohet me katër garues në turneun e madh të xhudos, Jeruzalem Masters që do të mbahet me datë 20-22 dhjetor 2022.

Në këtë garë prestigjioze marrin pjesë 5 kontinente, 58 shtete dhe 367 garues.

Republikën e Kosovës në këtë turne të madh do ta përfaqësojnë: Distria Krasniqi (-52kg), Nora Gjakova (-57kg), Laura Fazliu (-63kg) dhe Loriana Kuka (-78kg).

Distria dhe Nora ndeshen nesër, Laura ndeshet të mërkurën, Loriana ndeshet ditën e enjte.

Bashkë me garueset kanë udhëtuar edhe kryetari i Federatës Xhudos të Kosovës (FXHK), Agron Kuka, trajneri dhe selektori Driton Kuka si dhe trajnerja Majlinda Kelmendi.

Garat e këtij turneu nisin nesër nga ora 9:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat