Distria e artë në Jerusalem 

Xhudo

Distria e artë në Jerusalem 

Nga: K. Goca Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 15:51
Driton Kuika dhe Distria Krasniqi

(E plotësuar) - Distria Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë – 52 kg, në garën prestigjioze "Masters" që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Ajo menaxhoi me mjeshtri finalen, duke e mposhtur britaniken Chelsie Giles.

Një sukses i madh për shtetin e Kosovës në fund të vitit, edhe një medalje artë nga gara e madhe "Masters".   

Distria Krasniqi është shumë afër medaljes në kategorinë - 52 kg, në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles.

Distria, kampionja olimpike, është në formën më të mirë.

Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez dhe në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat