Fazliu lufton për gjysmëfinalen e Mastersit të xhudos “Jerusalem 2022”

Xhudo

Fazliu lufton për gjysmëfinalen e Mastersit të xhudos “Jerusalem 2022”

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:08
Xhudistja jonë, Laura Fazliu

Xhudistja jonë, Laura Fazliu e ka nisur në mënyrën më të mirë Mastersin e xhudos që po zhvillohet në Jerusalem të Izraelit.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e nisi sot me fitore kundër xhudistes franceze, Manon Deketer.

Laura e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti me Ippon xhudisten nga Sllovenia, Andreja Leski.

Tani, Fazliu do të luftojë në çerekfinale me polaken, Angelika Szymanska, ku e synon me çdo kusht fitoren e cila ia siguron biletën drejt gjysmëfinales së këtij turneu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat