Edhe një sukses i madh për Kosovën, Laura e argjendtë

Xhudo

Edhe një sukses i madh për Kosovën, Laura e argjendtë

Nga: K. Goca Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 12:29 Përditësuar në ora: 17:44 më 21.12.2022
Laura Fazliu

Laura Fazliu fiton edhe 1260 pikë olimpike

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, njëherësh selektor i kombëtares së Kosovës, me fjalët më të mira për Laura Fazliun, e cila sot ka fituar medaljen e argjendtë në garën e madhe “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. 

“World Judo Masters … Kosovës edhe një medalje!

Laura Fazliu 63 kg e argjendtë, 1260 Pikë Olimpike.

Ishte e mrekullueshme sot pothuajse e çmendur!

Mposhti kolose Botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës i sigurt s’ka ma dilema aspak.
Majlinda fuqishëm po performon në punën e trajnerit

E me ne është Kryetari i Federatës Agroni i cili sot pos tjerash u nderua me ndarjen e medaljeve dhe kështu federata e shteti ynë fuqishëm prezent në Jerusalem në të gjitha dimensionet.
Kosova me dy medalje e një plasman në vendin e 5 tashmë në mesin e shteteve më të forta Botërore”,
ka shkruar Kuka.

Laura mposhtet në finalen e madhe

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Laura Fazliu (- 63 kg), është fituese e medaljes së argjendtë, në garën prej më të rëndësishme ndërkombëtare “Masters”, që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.

Laura u ballafaqua me japonezen Miku Takaichi, në një finale jashtëzakonisht interesante.

Japonezja ka shënuar fitore me ippon dhe u stolis me medalje të artë.

Laura ka treguar nivel të lartë në secilin luftë, duke dëshmuar se është potencial i madh për medalje në Lojërat Olimpike në vitin 2024 që do të mbahen në Paris.  

Është medalja e dytë për Kosovën brenda dy ditëve, dje Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -52 kg.

Xhudistja Loriana Kuka (-78 kg) nesër do të garojë dhe synon medalje.

Edhe një sukses i madh i vashave të selektorit Driton Kuka, njëherësh trajneri më i mirë në botë në xhudo.

Laura e Kosovës, po çmend izraelitët! Kjo është mrekulli!

Laura Fazliu (- 63 kg) po çmend me formën e saj të gjithë të pranishmit në palestrën në Jerusalem. 

Ajo ka treguar klasin e saj në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon izraeliten Gill Sharir dhe kualifikohet në finale. 

Kosova siguron medaljen e dytë brenda dy ditësh, pasi që dje Distria Krasniq u stolis me të artën në kategorinë -52 kg.

Laura (- 63 kg) nuk ndalet, e ka mposhtur polaken Angelika Szymansk dhe marshon në gjysmëfinale. Ajo do të përballet me izraeliten Gill Sharir.

Xhudistja e kombëtares së Kosovësë, Laura Fazliu, po shkëlqen në garën “Masters” në Jerusalem.

Ajo e mposhti pas vazhdimeve francezen Manon Deketer, ndërsa në rrethine  dytë është më e mirë se sllovenja Andreja Leski.

Në çerekfinale do të takohet me polaken Angelika Szymansk.

Dje, Distria Ktrasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -52 kg dhe NOra Gjakova mbetet pa medalje në kategorinë -57 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat