Kuka: Kosova fuqishëm u kthye në Top shtetet botërore

Xhudo

Kuka: Kosova fuqishëm u kthye në Top shtetet botërore

Nga: K.G.. Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 13:27
Distria Krasniqi

Driton Kuka, selektori i kombëtares së Kosovës, është i kënaqur me sukseset e xhudisteve të tij. Distria Krasniqi është e artë në kategorinë – 52 kg dhe Laura Fazliu e argjendtë në kategorinë – 63 kg në garën Masters, që u mbajt në Jerusalem të Izraelit. 

“World Judo Masters 2022…Sot përfundoj gara që mbledh 36 më të mirët në çdo kategori! 

Kosova fuqishëm u kthye në Top shtetet botërore, shkëlqimi  po vazhdon në nivelet më të larta

Dy medalje një e artë një e argjendtë një vend i pestë dhe një garuese mbeti pa plasman!

Distria shkëlqeu e afër saj edhe Laura e argjendtë.

Nora e Loriana në kërkim të formës, që do e kërkojmë atje ku duhet në Olimpiadën e Parisit

Të gjithë përkrahësve të xhudos u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat