Kuka e pafat

Xhudo

Kuka e pafat

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 14:01
Loriana Kuka

Loriana Kuka i ka dhënë fund shumë herët eksperiencës në “Jerusalem Masters 2022”.

Xhudistja është eliminuar qysh në rrethin e parë të garës prestigjioze që po mbahet në Izrael.

Në kategorinë deri në 78 kilogramë, Loriana u mposht nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.

Kështu, merr fund përvoja e Kosovës në këtë garë, me ç’rast Distria Krasniqi u stolis me medalje të artë e Laura Fazliu me atë të argjendtë, kurse Nora Gjakova dhe Loriana Kuka mbetën pa medalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat