​Mbahet festivali i xhudos për fëmijët

Xhudo

​Mbahet festivali i xhudos për fëmijët

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 20:29
Ilustrim

Trajneri i xhudos, Driton Kuka duke folur për festivalin e xhudos për fëmijët, ka thënë se Kosova - shtet i xhudos, është projekt që gjatë kësaj jave me demonstrime në Pejë e Prishtinë, si dhe garat e fëmijëve ka përfshirë në aktivitete afër 3000 fëmijë.

Sipas tij, gara miqësore mes fëmijëve nga disa klube të qytetit, grupmoshat fatos e ciciban performuan bukur sot në Qendrën Nacionale.

“Trenerët e tyre, Majlinda, Admirimi, Fatosi, Fatmiri e Kreshniku u ndanë të kënaqur me luftërat e tyre.

Në fund të gjithë fituan medalje e dhurata për luftërat në garën miqësore. Kënaqësi të shohim rritjen e sportit me 3 të arta Olimpike”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat