Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë shqiptare për Laura Fazliun

Xhudo

Kuka: Presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë shqiptare për Laura Fazliun

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:56
Laura Fazliu

Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë, godet presidencën shqiptare përmes një postimit në profilin e tij në facebook.

Ai është i revoltuar që Laurës iu refuzua shtetësia shqiptare.

Kuka thotë se mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar

“Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters!

Edhe një informatë për Laurën, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare!

I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku i pasaportës, muaj më parë!

Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!”, shkroi Kuka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat