Kosova merr pjesë me katër xhudistë në Grand Slamin e Parisit

Xhudo

Kosova merr pjesë me katër xhudistë në Grand Slamin e Parisit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 23:09
Kosova

Kosova do të marrë pjesë me katër xhudistë në Grand Slamin e Parisit, që pritet të fillojë nesër.

joftimi ka ardhur nga Federata e Xhudos e Kosovës.

"Ekipi ynë nesër dhe pasnesër paraqitet me 4 xhudiste në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam Paris.

Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 82 shtete, 520 garues, nga të cilët 315 meshkuj dhe 205 femra.

Nga Kosova do të ndeshen këto xhudiste: Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Loriana Kuka (-78 kg).

Distria, Flaka dhe Laura ndeshen nesër, kurse Loriana pasnesër", ka njoftuar FXHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat