Grand Slam Paris 2023, Loxha ndalet në çerekfinale

Xhudo

Grand Slam Paris 2023, Loxha ndalet në çerekfinale

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 14:42
Flaka Loxha

Tre xhudiste nga ekipi kosovar po e përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze të Grand Slam Paris 2023, ndër to edhe Flaka Loxha.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u ndal në çerekfinale nga xhudistja franceze, Priscilla Gneto.

Në rrugën deri te çerekfinalja, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti amerikanen Mariah Holguin.

Loxha më pastaj u mposht në çerekfinale nga francezja Priscilla Gneto, ndërsa garën xhudistja kosovare tani e vazhdon në repesazh, ku ka mundësinë për ta fituar medaljen e bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat