Krasniqi lufton për medalje të artë në Grand Slam Paris 2023

Xhudo

Krasniqi lufton për medalje të artë në Grand Slam Paris 2023

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:00
Distria Krasniqi

Nuk ndalen sukseset nga Distria Krasniqi, e cila veçse i ka siguruar një tjetër medalje Kosovës, ndërsa tani do të luftojë për të artën në Grand Slam Paris 2023.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slam Paris, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur francezen, Amandine Buchard.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat