Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Xhudo

Kuka: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 18:39
Distria Krasniqi e Driton Kuka

Xhudistja Distria Krasniqi (-52 kg) sot ka luftuar si luaneshë dhe u stolis me medalje të artë në turneun prestigjioz “Grand Slam, që u mbajt në Paris të Francës.

Ajo në finale i dha leksion hungarezes, Reka Pupp.

“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë.

Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!

E artë, e mrekullueshme me performancë fantastike!

Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosovës”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat