Laura Fazliu e mposht izraeliten, fiton medalje

Xhudo

Laura Fazliu e mposht izraeliten, fiton medalje

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:14
Laura Fazliu

Laura Fazliiu ka shkëlqyer në luftë për medalje të bronztë, duke i shkaktuar humbje izraelites Gil Sharir.

Fazliu ka shënuar fitore pas vazhdimeve me ippon dhe e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë - 63 kg.. 

Ajo ka dominuar në pëtballje me Gil dhe i solli medalje shumë të rëndësishme Kosovës nga gara Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Ajo në rrethin e parë e mposhtin britaniken Gemma Howell, pastaj në të dytën hungarezen Brigitta Varga.

Në rrethin e tretë përkatësisht në çerekfinale nuk ia doli ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard.

Në luftën e parë në repezash e mposhti francezen Clarisse Agbegnenou, pastaj Gil Sharir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat