Kuka: Kosova gjithandej me suksese 

Xhudo

Kuka: Kosova gjithandej me suksese 

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 17:43
Majlinda Kelmendi dhe Laura Fazliu

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, komplimenton xhudisten Laura Fazliu (-63 kg), e cila sot ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.  

“Kosova gjithandej me suksese.   

Nga Tel Avivi vjen medalja e radhës.

Laura Fazliu në Grand Slamin e Tel Avivit fitoj medaljen e bronztë!

E mrekullueshme ishte sot.

Mesin e fitoreve të saj shquhet ajo kundër legjendës së xhudos francezes Clarise Agbegbenou, Kampione e 5-fishtë Boterore dhe Kampione Olimpike.

Majlinda dhe Laura edhe në ditë feste u përkujdesen për të madhëruar festen tonë të Pavarësisë!

Laura shënon 500 pikë Olimpike dhe po ec drejt Parisit 2024!”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat