Nesër promovohet libri “Kryemjeshtri”, me autor Arsim Maxhera

Xhudo

Nesër promovohet libri “Kryemjeshtri”, me autor Arsim Maxhera

Nga: K. G. Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 20:01
Driton Kuka

Të gjitha medaljet dhe trofetë që ekzistojnë në rruzullin tokësor, i ka fituar me garueset e tij.

Ky është Driton Kuka, trajneri më i mirë në botë dhe selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo.

Është trajneri i parë shqiptar që ka fituar tri medalje të arta olimpike me garueset e tija (Majlinda Kelmendi,  Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi).

Nesër do të promovohet libri i tij “Kryemjeshtri”, me autor Arsim Maxhera. 

“Pas një pune të përkushtuar të Arsim Maxhera për karrierën time si garues e trajner drejt sukseseve nesër në Institutin e Historisë ‘Ali Hadri’ në Prishtinë, me fillim në ora 12.00 do promovohet libri “Kryemjeshtri”.

Libër që besoj fuqishëm do jetë udhërrëfyes për gjenerata të reja sidomos të sportit por jo vetëm!

Rrugëtimi se si prej një lagje të vogël të Pejës u ndërtuan tri Kampione Olimpike, që u rritën në flakën e luftës por i treguam Botës se sa shumë e kemi merituar lirinë!

I jam mirënjohës autorit dhe mikut tim për punën disa vjeçare duke gjetur e hulumtuar informata në çdo kënd e skutë të veprimtarisë time”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat