Shkëlqen Laura Fazliu, fiton medaljen e argjendtë në Tbilisi

Xhudo

Shkëlqen Laura Fazliu, fiton medaljen e argjendtë në Tbilisi

Nga: K. G. Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:35
Laura Fazliu

Reprezentuesja e Kosovës, Laura Fazliu, është fituese e medaljes së argjendtë në kategorinë – 63 kg në Grand Slam, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Britanikja Lucy Renxhall pas vazhdimeve e ka mposhtur garuesen tonë.

Xhudistja jonë ka treguar formë të lartë edhe në përballjen finale.

Laura ka fituar 700 pikë të rëndësishme në ranglistën botërore.

Xhudoja brenda dy ditëve i solli tre medalje shtetit të Kosovës. 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i lumtur me sukseset e garuesve të tija.

Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (57 kg), dje fituan medalje të argjendta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat