Fazliu e argjendtë në Grand Slam Tbilisi

Xhudo

Fazliu e argjendtë në Grand Slam Tbilisi

Më: 25 mars 2023 Në ora: 16:43
Laura Fazliu

Pas Distria Krasnqit dhe Nora Gjakovës që fituan medaljen e argjendtë në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë, medalje të njëjtë ka fituar sot edhe Laura Fazliu.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, xhudistja jonë, Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slam Tbilisi.

Fazliu luftonte për medaljen e artë me xhudisten britanike, Lucy Renshall, nga e cila pësoi humbje në finale të garës.

Ndërkaq, deri te medalja e argjendtë, Fazliu raundin e parë e kaloi pa luftë, në raundin e dytë triumfoi ndaj xhudistes nga Kina, Jing Tang, kurse raundin e tretë e fitoi kundër francezes Gaetane Deberdt.

Në çerekfinale, Fazliu vazhdoi me fitore, ku e mposhti britaniken Gemma Howell, ndërsa në gjysmëfinale fitoi kundër xhudistes nga Australia, Katharina Haecker.

Në finale, Fazliu u mposht nga Lucy Renshall, britanikja e cila e fitoi medaljen e artë.

Medalja e sotme ishte e treta e argjendtë për Kosovën deri tani në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë, kurse nesër do të përballet xhudistja, Loriana Kuka në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat