Majlinda, Distria e Nora gradohen si kolonele në Ushtrinë Shqiptare

Xhudo

Majlinda, Distria e Nora gradohen si kolonele në Ushtrinë Shqiptare

Më: 6 prill 2023 Në ora: 10:44
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi dhe xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova edhe zyrtarisht janë bërë pjesë të Ushtrisë Shqiptare.

Ato sot janë graduar me titulli “Kolonele” në këtë ushtri dhe më këtë hap është shprehur krenar trajneri i xhudos, Driton Kuka.

Ai ka shpërndarë një foto ku shihen tri vajzat kosovare të veshura me uniformën e Ushtrisë Shqiptare menjëherë pas ceremonisë zyrtare për gradimin e tyre.

“Me kolonelet e Ushtrisë Shqiptare. Ceremonia e gradimit në Ministrinë e mbrojtjes Shqiptare! Krenar”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat