Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës

Xhudo

Çeku: Sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:36
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kampioni Evropian i xhudos që do të organizohet në Prishtinë do të sjell promovim dhe të mira për vendin tonë.

Çeku potencoi se në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës.

Angazhimi dhe investimi i vazhdueshëm në sport po sjell rezultate. Kosova për herë të parë do ta organizojë kampionatin europian të xhudos “European Championships Open”.

“Në fund të këtij viti, qytetarët tanë e sportdashësit do të kenë mundësi të shohin ndeshjet mes xhudistëve më të mirë të Evropës. Një ngjarje ndërkombëtare sportive që do të sjell promovim dhe të mira të tjera për vendin tonë”, shkroi Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat